Tërmeti në Prizren, Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detajet

Tërmeti në Prizren, Rrjeti Sizmologjik i Kosovës jep detajet

Aktuale January 21, 2020 - 14:26
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes një njoftimi të bërë për media ka dhënë detaje për tërmetin që ndodhi sot në orët e mëngjesit në Kosovë

Në njoftim thuhet se, bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2020 në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

Tutje në njoftim thuhet se, thellësia hipoqendrore ishte 4 km, dhe se epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës. Tërmeti në fjale është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Prizrenit.