Veseli pro marrëveshjes në Berlin, falënderon Trumpin

Veseli pro marrëveshjes në Berlin, falënderon Trumpin

Aktuale January 21, 2020 - 13:57
Kadri Veseli ka vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka komentuar marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë – Beograd duke vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Kosovën.

Veseli përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se marrëveshja për vendosjen e linjës së re ajrore dhe përshëndetja e dedikuar që i bëri presidenti Donald Trump, janë dëshmi e vëmendjes së vazhdueshme dhe kujdesit të pandalur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe stabilitetit të rajonit tonë.

“Ne jemi të nderuar e krenar që gëzojmë këtë mbështetje amerikane dhe ndihemi se jemi në rrugën e drejtë e të sigurt kurdoherë që është e përfshirë dhe e angazhuar SHBA-ja”, ka shkruar ai.