Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serb

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serb

Aktuale January 21, 2020 - 13:29

Për marrëveshjen e arritur për kthimin e linjës së fluturimeve mes Kosovës e Serbisë, sot ka folur edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për këtë marrëveshje, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për kosovarët dhe serbët.

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.