Haradinaj flet sërish për vizat: Unë e kam kryer punën, hiqen shpejt…

Haradinaj flet sërish për vizat: Unë e kam kryer punën, hiqen shpejt…

Aktuale January 21, 2020 - 09:47
Ai ka thënë se qeveria e udhëhequr prej tij ka kryer të gjitha etapat drejt liberalizimit të vizave.

Kryeministri në detyrë, Ramush Hardinaj, sërish ka dhënë premtime për heqjen e vizave duke thënë se kjo do të ndodhë shpejt, por kësaj here nuk ka dhënë një afat kohor.

Për të ndodhë kjo Haradinaj thotë se duhet së pari të krijohet qeveria e re, dhe se ai si kryeministër i ka kryer etapat deri te liberalizimi i vizave

“Nëse krijohet qeveria ‘Kurti’ unë e shoh një lajm të mirë, lajmi i mirë është se do të marrim liberalizimin e vizave sa më shpejt besoj, cilado qeveri që krijohet se është proces i kryer, dhe ky është një lajm i mirë se është kry realisht. Veç nevojitet formimi i qeverisë, që Kosova të ka një qeveri që e shpejton, por është problem mos krijimi i qeverisë”, ka thënë ai për Insajderin

Ai ka thënë se qeveria e udhëhequr prej tij ka kryer të gjitha etapat drejt liberalizimit të vizave.

“Nuk është problem me mua, se janë kryer krejt etapat deri te liberalizimi i vizave, megjithatë s’po bëhet qeveria, dhe të gjithë e dimë që duhet me u bë, edhe ajo po jetë si pikëpyetje”, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se ai vitin e kaluar kishte dhënë disa afat kohore për heqjen e vizave, por nuk ia qëlloi asnjëherë pasi Kosova vazhdon të jetë vend i izoluar.