Durmishi: Vjosa duhet ta kuptojë që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate

Durmishi: Vjosa duhet ta kuptojë që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate

Aktuale January 20, 2020 - 23:27

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi i ka bërë thirrje Vjosa Osmanit të LDK-së, që të bashkohet në koalicion me Albin Kurtin, pasi sipas tij Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate.

“Dil e fol Vjosë, i ke 15 ditë kohë. Ose duhet ta kuptojnë ata mëkatarët që populli votoi për ty, e jo për ta dhe t’i të përcaktohesh për të ardhmen. Qytetarët ta kanë dhënë një rast historik, por nëse nuk e shfrytëzon nuk do të kesh më rast tjetër. Varet prej teje Vjosë. Albini po të pret. Vendos!”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Postimi i plotë i Durmisht:

Albini asnjëherë nuk e rrezikon të ardhmen e popullit tonë, këtë e dëshmonë e gjithë jeta e tijë në shërbim të atdheut. Populli i Kosovës, me vullnetin e tijë të lirë ia dha mandatin që të qeverisë me vendin. Ky popull i keqëqeverisur kaq gjatë e dëshiron vërtetë ndryshimin e madh në këtë vend.  Qytetarët e votuan edhe Vjosa Osmanin si një mundësi që vendin tonë t’a qeverisin njerëz që vërtetë do ta bënin ndryshimin e shumëpritur. Vjosa duhet ta kuptoj që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate, dhe qytetarët e votuan që të qeverisë me Albinin pikërisht kundër mendësisë qeverisëse të PAN-it dhe mendësisë qeverisëse të Isës, Lutës e Agimit. Vjosa duhet që t’i drejtohet votuesve të saj se a e dëshiron vërtetë materializimin e vullnetit të qytetarëve apo është peng e atyre që kanë interesa përsonale pse nuk e duan Albinin Kryeministër. Dil e fol Vjosë, I ke 15 ditë kohë, Ose duhet ta kuptojnë ata mëkatarët që populli votoi për ty e jo për ta, dhe ti të përcaktohesh për të ardhmen. Qytetarët ta kanë dhënë një rast historik, por nëse nuk e shfrytëzon nuk do të kesh më rast tjetër. Varet prej teje Vjosë. Albini po të pret. Vendos!