Selmanaj: Kurti është dashur që të shtyjë konstituimin e Kuvendit, do arrinim marrëveshje pas dy ditësh

Selmanaj: Kurti është dashur që të shtyjë konstituimin e Kuvendit, do arrinim marrëveshje pas dy ditësh

Aktuale January 20, 2020 - 21:02

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë në emision Pressing në T7 se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është nxituar kur kandidoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

“Kurti është dashur të presë për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Selmanaj.

“Ai është dashur të kërkojë nga foltorja për dy ose tre ditë kohë dhe do të vinte marrëveshja me LDK’në”, shtoi ai.

VV nominoi kryeparlamentarin pasi që nuk arriti marrëveshje me LDK’në në kohë. Në fakt kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, tha disa orë para mbajtjes seancës konstituive që do të votonin cdo propozim nga VV’ja, dhe ashtu edhe ndodhi.

VV i ka premtuar LDK’së postin e kryeparlamentarit para zgjedhjeve, por që gjërat ndryshuan gjatë negociatave për krijimin e qeverisë. LDK kërkoi postin e presidentit krahas atij të kryeparlamentarit, pasi sipas këtij subjekti, arrihej një balancë e pushtetit.

Selmanaj tregoi në emision se LDK kishte ofruar që kur të zgjidhej presidenti, LDK do i ofronte VV’së një ministri më shumë./Express/