Deputetja e VV-së e vlerëson pozitivisht hapjen e linjës Prishtinë – Beograd
Foto: Laura Hasani

Deputetja e VV-së e vlerëson pozitivisht hapjen e linjës Prishtinë – Beograd

Aktuale January 20, 2020 - 15:30
Në mesin e shumë atyre që iu gëzuan hapjes së linjes ajrore Prshtinë - Beograd, është edhe deputetja Mimoza Kusari Lila

Deputetja Mimoza Kusari Lila, që ka garuar nën siglen e VV-së, ka pershendetur arritjen e marrëveshjes për hapjën e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

Kusari në një postim në Facebook, me gjasë pa e konsultuar Grupin e vet Parlamentar, ka thënë se ky është një hap i madh në dialog me Serbinë.

“Hap i rëndësishëm në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi nisja e fluturimit Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.

Përveç atyre që kanë interes të fluturojnë në Beograd, më e rëndësishme është hapja e hapësirës ajrore të Serbisë për fluturimet tjera për në Kosovë.

Nëse marrëveshja përfshin edhe Aeroplanët të cilët destinim e kanë Prishtinën nga kudo tjetër, atëherë ky sukses do të ketë ndikim përmbajtësor në jetën e gjithë udhëtarëve për Prishtinë dhe nga Prishtina.

Udhëtime tona nga aeroporti i Prishtinës janë më të gjata dhe më shtrenjta si rrjedhojë e devijimit që janë të detyruar të bëjnë të gjithë aeroplanët për të mos fluturuar mbi Serbi, pasi hapësira e tyre ajrore është e mbyllur për avionët që destinim e kanë Kosovën. Rrjedhimisht ne paguajmë biletat më shtrenjtë dhe udhëtojmë më gjatë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Nëse nuk është arritë edhe hapja e hapësires ajrore të Serbisë për Kosovën, për të gjitha fluturimet për në Prishtinë, korridori i fluturimit vetëm për një aviokompani me destinim Prishtinë – Beograd ka efekt të kufizuar”, ka deklaruar ishë zëvëndëkryeministrja e Kosovës në Qeverinë Thaçi 2.

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, ka konfirmuar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krijimin e linjës ajrore ndërmjet këtyre vendeve, është nënshkruar me bekimin amerikan.

Ai me anë të një shkrimi në Twitter ka përshëndetur përfaqësuesit e të dyja vendeve, e po ashtu i ka thurur fjalë miradie presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan Reporteri.net.

Ambasadori Grenell e ka konfirmuar kështu se kjo linjë është një projekt amerikan në drejtim të normalizimi të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Presidenti Donalnd Trump edhe një herë na udhëhequr në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e linjës së parë ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas 21 viteve. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert O’Brien dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Grenell.