Ramush Haradinaj e quan hap gjigant marrëveshjen në Berlin për linjën ajrore Kosovë – Serbi

Ramush Haradinaj e quan hap gjigant marrëveshjen në Berlin për linjën ajrore Kosovë – Serbi

Aktuale January 20, 2020 - 14:29
Haradinaj ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur hap gjigant  nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale.

Haradinaj ka shkruar në Twitter se ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile të Kosovës për fluturime komeraciale në Serbi, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter