Krasniqi: Kurti duhet ta dijë që jeta institucionale s’është video-lojë
Foto: Laura Hasani

Krasniqi: Kurti duhet ta dijë që jeta institucionale s’është video-lojë

Aktuale January 20, 2020 - 12:31
PDK gjatë legjislaturës së shtatë do të qëndrojë në opozitë

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve- LVV, duhet sa më parë ta formojë qeverinë e re dhe t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, raporton zeri.info.

Në një deklaratë për medie, pas mbledhjes së parë të kryesisë së re, Krasniqi tha se kreu i LVV-së, Albin Kurti, duhet ta dijë që jeta institucionale nuk është sikurse që janë video-lojërat. “Kërkesa jonë në vazhdimësi ka qenë që ata që kanë marrë mandatin, sa më shpejt t’i përmbushin obligimet e tyre. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Albin Kurti si mandatar duhet ta dijë që jeta instituconale nuk është video-lojë”, është shprehur ai.

Gjatë deklaratës së tij Krasniqi ka pohuar sërish se PDK gjatë legjislaturës së shtatë do të qëndrojë në opozitë. “Pozicioni i PDK-së është i qartë prej datës 6 tetor. Ne e kemi bërë të qartë që në këtë mandate qëndrojmë në opozitë dhe kjo nuk ndryshon. Vazhdojmë deri në zgjedhjet e ardhshme të qëndrojmë në opozitë”, ka theksuar ai./Zeri