LVV dorëzon emrin e mandatarit, por s’ka takim mes Kurtit e Thaçit
Foto: Laura Hasani

LVV dorëzon emrin e mandatarit, por s’ka takim mes Kurtit e Thaçit

Aktuale January 20, 2020 - 12:16
LVV ka dorëzuar emrin e Albin Kurtit për mandatar për formimin e Qeverisë së re

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot emrin e mandatarit për kryeministër tek presidenti Hashim Thaçi, por lideri i LVV-së, Albin Kurti, nuk ka shkuar në takimin e thirrur nga shefi i shtetit, raporton zeri.info.

Sidoqoftë, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se mandatar do të jetë Albin Kurti dhe se ai brenda dy javësh do ta paraqesë përbërjen e qeverisë së re para deputetëve. “Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti.

Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit”, ka deklaruar ajo. Këto ditë, siç Haxhiu është shprehur, janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Në kuadër të kësaj Haxhiu ka kërkuar nga LDK-ja që ta dëshmojë se e do njëmend ndryshimin. “Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, ka potencuar ajo./Zeri