Zëdhënësi i LVV-së: Do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do bëhej me lehtësi

Zëdhënësi i LVV-së: Do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do bëhej me lehtësi

Aktuale January 18, 2020 - 18:37
Detajet

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka konsideron se mos bërja e koalicionit LVV-LDK, është edhe si shkak i pengesave nga siç e ka quajtur ai, “shteti i kapur”.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se do të ishte naivitet po të mendohej se koalicioni do të bëhej me lehtësi.

“Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendos një shtet i kapur.

Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin.

Kjo është para-sfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër”, ka shkruar Manxhuka.