Sot 6 muaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, kjo është agjenda e Haradinajt për sot!

Sot 6 muaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, kjo është agjenda e Haradinajt për sot!

Aktuale January 17, 2020 - 14:39

Ndonëse kanë kaluar 6 muaj nga dita kur Ramush Haradinaj, dha dorëheqje nga funksioni i Kryeministrit ai vazhdon të ushtrojë këtë detyrë, në mungesë të Kryeministrit të ri.

Për sot, Haradinaj ka futur në agjend takimin me ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker.

Ky takim, sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit është planifikuar të zhvillohet në objektin e qeverisë në orën 19:30, raporton GazetaBlic.

Ndryshe, partitë e dalura të para nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk kanë arritur të dakordohen për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje, as 3 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.

LVV dhe LDK janë pajtuar rreth plan programit qeverisës, por ndarja e hiseve në institucionet e reja duket se është bërë “mollë sherri” për të dy subjektet politike, pasi që nuk po arrin të mirren vesh.