Ramë Lahaj reagon për padinë e Edi Ramës ndaj Haradinajt: Ai është shortim mes grekut e serbit!

Ramë Lahaj reagon për padinë e Edi Ramës ndaj Haradinajt: Ai është shortim mes grekut e serbit!

Aktuale January 17, 2020 - 12:57

Tenori shqiptar Ramë Lahaj, ka reaguar ndaj Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili ka deponuar padi për shpifje ndaj kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.

Lahaj, duke e quajtur të mjerë Kryeministrin Rama, ka thënë se është dashur të dorëzojë padi kundër krimeve të bëra në Kosovë.

“Historikisht kombi shqiptar ka pasë qakoj që me bisht ner’ kamë, i kanë shti hunet fell, sa kanë mbrri me përmbyse sofrën e vet për me ja bo qejfin e me gëzu vrasësin, hasmin t’perbetuem t’vëllut t’vet”, ka shkruar Lahaj, në një postim në “Facebook”.

Më poshtë e gjeni reagimin e tij të plotë:

Faqja e zeze

N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri !

Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.

Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mrbojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.

HIJENA T’PUSHTETIT

Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji.