Haradinaj reagon pas padisë së Edi Ramës

Haradinaj reagon pas padisë së Edi Ramës

Aktuale January 15, 2020 - 22:37

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve në media se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar padi ndaj tij.

Haradinaj, është shprehur i gatshtshëm që t’i përgjigjet kësaj padie në gjykatë, ndërsa ka thënë se padia e Ramës është plotësisht e pabazuar dhe sipas tij, Rama këtë e bën për t'i ikur përgjigjësisë që ka, transmeton Zëri.info

LEXO EDHE: Edi Rama e dorëzon padinë kundër Ramush Haradinajt në Gjykatën e Prishtinës

Ky është reagimi i plotë i Haradinajt:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH