Walker thotë se Masakra e Reçakut s'mund të mohohet, e krahason Vuqiqin me Millosheviqin
Foto: Laura Hasani

Walker thotë se Masakra e Reçakut s'mund të mohohet, e krahason Vuqiqin me Millosheviqin

Aktuale janar 14, 2020 - 13:59

Ish ambasadori i OSBE-së, William Walker gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka rikujtuar edhe njëherë masakrën makabre të Reçakut, që u bë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë, ku u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur raporton "Zeri.info".

Me këtë rast Walker duke i komentuar deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Masakra e Reçakut nuk ka ndodhur asnjëherë, tha se këto konstatime i kujtojnë atij deklaratat e mëhershme të Sllobodan Millosheviqit.

"Unë nuk jam sot këtu për ta dëshmuar se Reçaku ka ndodhur. Bota e kupton që Reçaku ka ndodhur. Kur njerëzit më pyesin se pse Vuçiq thotë se Recaku nuk ka ndodhur, unë them se po i dëgjoj fjalët e Millosheviqit edhe njëherë. Reqaku ka ndodhur dhe bota ka dëgjuar për këtë masakër", tha Walker.

Me këtë rast Walker theksoi se masakra që ka ndodhur në Reçak nuk mund të mohohet as nga Vuqiq e as nga askush tjetër. Ish ambasadori i OSBE-së këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Republikanët e Kosovës (REK)të quajtur “Reçaku nuk është gënjeshtër”/Zeri