Infektuar: 3356
Shëruar: 1874
Vdekur: 66
Walker-Kurtit: Ngutu bëje qeverinë
Foto: Laura Hasani

Walker-Kurtit: Ngutu bëje qeverinë

Aktuale January 14, 2020 - 12:41

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në selinë e partisë.

Ai i ka thënë Kurtit të ngutet dhe ta bëjë qeverinë sa më parë.

“Kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe duhet të formohet koalicioni qeverisës”.

Walker gjithashtu ka thënë se bisedimet për ndarjen e posteve janë metodë e vjetër e një sistemi të vjetër.

Ndërkaq, kur Kurti ka përshëndetur Walker nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve.