Infektuar: 3178
Shëruar: 1824
Vdekur: 64
Mbi 200 mijë kosovarë kërkuan azil në BE për 10 vjet

Mbi 200 mijë kosovarë kërkuan azil në BE për 10 vjet

Aktuale January 14, 2020 - 12:21

Ligji i ri i miratuar në Gjermani rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, që do të hyjë në fuqi në mars të këtij viti, ka ringjallur shpresë për shtetasit nga Kosova, të cilët synojnë punësimin në këtë shtet të BE-së. Ky ligj ua mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (shtete të treta) të emigrojnë lehtësisht në drejtim të Gjermanisë, shkruan sot gazeta Zëri.

Lexo edhe: Ligji i ri për punësim në Gjermani zgjon shpresat e kosovarëve

Vala më e madhe e ikjes nga Kosova ka qenë gjatë periudhës 2013-2015, ku mbi 100 mijë kosovarë kanë ikur ilegalisht nga vendi. Në anën tjetër, sipas të dhënave të EUROSTAT-it, për një dekadë mbi 200 mijë kosovarë kërkuan azil në BE. Në periudhën 2008-2018 gjithsej 203 mijë e 330 qytetarë të Kosovës kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian (BE). Gjatë kësaj kohe po ashtu 141.330 qytetarë të Kosovës u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE. Sidoqoftë, që nga viti 2016 Kosova ka shënuar një rënie të konsiderueshme si në numrin e kërkesave për azil, ashtu edhe në numrin e shtetasve të Kosovës, që u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE. /ZERI