19 mijë euro furnizim me tonera do t’i kushtojë Komunës së Prizrenit

19 mijë euro furnizim me tonera do t’i kushtojë Komunës së Prizrenit

Aktuale December 15, 2019 - 19:09
Komuna e Prizrenit, për nevojat e tyre, furnizimi me material shpenzues – tonera, do t’i kushtojë hiq më pak se 18.783 euro.

Në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit, tashmë është publikuar edhe njoftimi për dhënien e kësaj kontrate, e cila u bë me datë 12 të këtij muaji, ndërsa u nënshkrua të nesërmen me (13.12.2019), përcjellë Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 30.000,00 euro, ku numri i tenderëve të pranuar ishte 4.

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët: 18.783,00 euro ndërsa tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ishte 26.970,85 euro.

Në njoftimin e dhënies së kësaj kontrate, thuhet se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është 12 muaj