Deshën ta dëbojnë: Familja shqiptare e mund qytetin e Kölnit në gjykatë

Deshën ta dëbojnë: Familja shqiptare e mund qytetin e Kölnit në gjykatë

Aktuale December 14, 2019 - 22:34
Detajet

Gjykata gjermane ka detyruar qytetin e Kolnit të strehojë një familje shqiptare, e cila nuk ka të drejtë të qëndrojë në Gjermani, ajo ka të drejtë të ketë një çati mbi kokë, vendosi gjykata.

Ashtu siç shkruhet në nenin 1 të Kushtetutës së Gjermanisë, dinjiteti i njeriut është i paprekshëm, kjo familje shqiptare edhe pse pa të drejtë qëndrimi, ka të drejtë të ketë çati mbi kokë, e këtë e vendosi edhe gjykata.

Siç raporton DW, qyteti i Kolnit është detyruar të strehojë përkohësisht familjen shqiptare në një qendër të të pastrehëve derisa ajo të largohet nga Gjermania, pasi që kanë të drejtë të strehohen në qendrën e të pastrehëve, ashtu si e thotë edhe Gjykata Administrative e Kolnit.

Ky vendim u mor të enjten (12.12.2019) pas një kërkese për trajtim të përshpejtuar nga familja shqiptare, që me sa duket nuk kishte parë rrugë tjetër, sepse ndryshe do mbetej e pastrehë e do duhej të flinte në rrugë bashkë me fëmijët.

Familja shqiptare donte që deri në pranimin një qendër pranimi, të strehohej diku tjetër, e këtë e kishin kundërshtuar fillimisht autoritetet e Kolnit. Sipas tyre, familja është e detyruar të largohet nga Gjermania dhe mund ta shmangë situatën e të qenit e pastrehë me kthimin në Shqipëri.

Por kjo gjë u vendos nga Gjykata e cila i dha fund kësaj paqartësie, sipas së cilës familja e cila nuk është në gjendje të sigurojë vetë strehë, qyteti si autoritet i rregullit është i detyruar t’i strehojë në qendrën e të pastrehëve deri në pranimin në një qendër pranimi.