Vendosen në hotel familja skamnore nga Prishtina që u dëbua për shkak se nuk mundi ta paguajë qiranë

Vendosen në hotel familja skamnore nga Prishtina që u dëbua për shkak se nuk mundi ta paguajë qiranë

Aktuale December 12, 2019 - 23:52
Lajm i mirë

Shkëlzen, Fitim dhe Valdet Pireva, gjatë ditës së sotme u detyruan që ta lëshojnë banesën e tyre në të cilën ishin me qera, si shkak që nuk i kishin paguar detyrimet e tyre ndaj pronarit të banesës.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve, të cilët menjëherë ofruan para dhe strehim për familjen, transmeton Reporteri.net raportimin e gazetarit të RTK-së, Gent Rashiti.

Sic ka thënë gazetari Rashiti, familja ka gjetur strehim dhe qytetarët i kanë ofruar para. Sipas tij, ata janë nisur drejt një hoteli ku do të qëndrojnë sonte.

3 vëllezërit Pireva, më parë kishin jetuar në kushte të vështira sociale, ata nuk kishin pasur mundësi ta paguajnë qiranë e fundit, andaj edhe u dëbuan nga pronari i banesës.