Tomë Gashi: LVV nuk do të duhej të mbetej nën hijen e LDK-së

Tomë Gashi: LVV nuk do të duhej të mbetej nën hijen e LDK-së

Aktuale December 12, 2019 - 22:51
Gashi ka thënë se Vetëvendosje nuk do të duhej të mbetej nën hijen e LDK-së sepse është partia më e votuar

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të duhej të mbetej nën hijen e Lidhjes Demokratikë të Kosovës sepse është partia më e votuar nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Gashi ka thënë se LVV do të duhej ta merrte së paku ministrinë e Drejtësisë, të Punëve të Brendshme dhe të Financave, në mënyrë që të arrije t’i realizojë premtimet e dhëna gjatë fushatës.

“Nesër do të definohen shumë gjëra dhe sa i përket ndarjes së ministrive, besoj që premtimi kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje që i ka fituar zgjedhjet, ka qenë luftimi i krimit”.

“Duke e dikur se çfarë fuqie kanë ministria e Drejtësisë dhe asaj të punëve të Brendshme, më shumë luftohet krimi me ministrinë e Punëve të Brendshme. Besoj që këto janë në rregull vetëm sa për ta formuar Qeverinë, por nuk është ajo çfarë votuesit kanë pritur sepse me ndarjen në parim të këtyre ministrive nuk mund të arrihet ajo çfarë është proklamuar”.

“Diskutimet rreth pozitës së presidentit janë diçka e tepërt dhe e panevojshme sepse ajo nuk do të ndodhë deri në mars të vitit 2021. Nëse të gjitha këto ministri i merr LDK-ja, besoj që VV do të mbetet nën hijen e LDK-së; ndërsa do të duhej të ishte e kundërta”.