Komuna e Mitrovicës reagon pas kritikave se nuk e dekoroi qytetin

Komuna e Mitrovicës reagon pas kritikave se nuk e dekoroi qytetin

Aktuale December 11, 2019 - 16:00
Detaje

Sot gjatë ditës, mediat kanë raportuar se Mitrovica është I vetmi qytet në Kosovë, i cili nuk është dekoruar fare për festat e fundvitit.

Pas kësaj, Komuna e Mitrovicës ka lëshuar një njoftim duke treguar se dekorimi fillon sot, transmeton Zëri.info

“Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nga sot fillon me dekorimin e sheshit të qytetit në bashkëpunim me OJQ “AD-LIBITUM”, si dhe përmes donatorëve privat dhe bizneseve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna ka njoftuar gjithashtu se sikurse vitet e kaluara edhe në këtë vit Komuna e Mitrovicës do të aktivizoj tri këndet e shesheve, në mënyrë që ato hapësira të jenë sa më atraktive dhe festive për qytetarët./ZËRI/