Kurti konfirmon se sot takohet me Mustafën

Kurti konfirmon se sot takohet me Mustafën

Aktuale December 11, 2019 - 15:05
Detajet

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë ku i kanë lënë bisedimet në gjysmë dhe është shprehur i bindur për arritjen e një marrëveshje me LDK-në.

I pyetur për pozitën e presidentit, Kurti ka thënë se “nuk ka pengesë që nuk do ta kalojmë”.

Sot pritet takimi mes Kurtit e Mustafës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, pritet të takohen sot.

Konfirmohet që takimi do të ndodhë sot në orët e pasdites, porse zyrtarisht nga asnjëra parti nuk e kanë konfirmuar.

Albin Kurti sot gjatë gjithë ditës është duke zhvilluar takime me drejtues të Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit.

Ndërkohë, kujtojmë se nga Vetëvendosja janë shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje koalicioni me LDK-në, por pa u përfshirë këtu çështja e presidentit.