Drejtoria e Inspeksionit e Mitrovicës në aksion për lirimin e hapësirave publike

Drejtoria e Inspeksionit e Mitrovicës në aksion për lirimin e hapësirave publike

Aktuale December 11, 2019 - 14:58
Detajet

Në vazhdën e inspektimeve të përditshme për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, me kërkesë të qytetarëve të Mitrovicës, Inspektorët komunal kanë ndërmarrë aksion në rrugët “Agim Ramadani- Katana”, “Evlia Qelebia”, “11 Marsi”, dhe “Mbretëresha Teutë” duke bërë lirimin e tyre.

Me këtë rast inspektorët komunal kanë konstatuar se në ato hapësira janë vendosur shufra metalike me zingjirë pa poseduar leje nga organi kompetent, duke dëmtuar kështu trotuaret të cilat shërbejnë për qarkullim të lirë të qytetarëve.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bën të ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale.