Kadri Veseli kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja

Kadri Veseli kthehet në Kosovë pas intervistimit nga Specialja

Aktuale December 11, 2019 - 11:55
Detajet

Kryetari i PDK-së dhe njëherit kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të martën, është intervistuar tri orë rresht në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë dalë ta presin qytetarë të shumtë e simpatizantë të PDK-së, shkruan lajmi.net.

“Siç edhe kam premtuar publikisht, unë i jam përgjigjur pozitivisht ftesës për intervistim. Sot e kam pasë intervistën dhe e kam përfunduar. Nuk dua të flasë specifikisht për çështje të intervistës sepse nuk është korrektësi. Lufta e UÇK-së ka qenë një përballje me tendencën e regjimit serb për spastrim etnik. Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe substancën tonë kombëtare. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse e ka pasë edhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë për të arritur edhe intervenimin e NATO-s dhe liria e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk ka treguar se në çfarë cilësie është intervistuar nga ana e Prokurorit të Specializuar.