Nga janari afër 44 milionë euro të hyra në ATK
Foto: Laura Hasani

Nga janari afër 44 milionë euro të hyra në ATK

Aktuale December 11, 2019 - 11:13
Detaje

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur një konferencë për media me c’rast ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve. Ai theksin e veçantë e vuri tek aktivitetet për konfiskimin e pasurisë se tatimpaguesve borxhlinj, raporton “Zeri.info”. Nga ATK-ja nga janari i këtij viti janë inskenuara të hyra deri afër 44 milionë euro.

Kjo sipas të parit të ATK-së ka pasur rritje për 10%. “Janar-nëntor 2019, ka inskenuar të hyra deri ën 10% apo 43.7 milionë euro më shume se sa viti. E kaluar. AtK-ja ka arritur që fuqishëm ge mbledh ë hyrat e saj më shumë se sa në vitin e kaluar”, ka bërë të ditur Murtezaj. Sipas tij këtë vit ka ndryshuar trendi i rritjes së borxheve.

Ai është ulur në 20% më pak borxhe sesa vitin e kaluar. “këtë vit si pasojë e rritjes së përgjegjegjësisë është arritur që për herë të parë të ndryshohet trendi i rritjes së borxheve. Sot kemi rreth 355 milionë euro borxhe apo 20% më pak borxhe se sa vitin e kaluar”, ka thënë tutje ai.

Murtezaj ka theksuar se në ATK ka rritje të efikasitetit të kthimit të borxheve deri në 42%. “ka rritje të efikasitetit të kthimit të borxheve deri në 42%. Mbledhja e borxheve është përgjegjësi për çdo zyrtar tatimor. Kjo do të thotë trajt te barabartë për të gjithë tatimpaguesit”, ka thënë ndër te thera i pari i ATK-se, përcjell “Zeri.info”.