Bora nesër e zbardhë Kosovën

Bora nesër e zbardhë Kosovën

Aktuale December 10, 2019 - 19:26
Detajet

Të mërkurën pritet të ketë reshje shiu dhe bore në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në këto dy ditë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu dhe bore.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe i qetë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.