Shtëpizat në shesh: Vendosi më shumë tavolina, e dënon komuna

Shtëpizat në shesh: Vendosi më shumë tavolina, e dënon komuna

Aktuale December 10, 2019 - 18:01
Detajet

Disa nga pronarët e shtëpizave që janë vendosur nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit për festat e fundvitit nuk po e respektojnë marrëveshjen me Komunën e Prishtinës. Ata po vendosin më shumë tavolina nëpër hapësirat e tyre. e për këtë, Drejtoria e Inspeksionit po i ndëshkon ata që nuk po e përfillin marrëveshjen

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Afonis Tahiri, ka treguar për Gazetën Express se në takimin që kishin pasur me pronarët e bizneseve, ua kanë tërhequr vërejtjen që ta respektojnë marrëveshjen.

“Në takimin e djeshëm ua kemi tërhequr vërejtjen që të mos e shkelin marrëveshjen. Nga katër tavolina i ka secili biznes, ata që vendosin më shumë apo nuk i mirëmbajnë do të gjobiten”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka treguar se biznesi i cili është dënuar kishte vendosur 8 tavolina, ndërsa për secilën tavolinë është dënuar nga 50 euro.

Image