Përfundon intervistimi i Kadri Veselit, s’ka deklaratë nga ai
Foto: Laura Hasani

Përfundon intervistimi i Kadri Veselit, s’ka deklaratë nga ai

Aktuale December 10, 2019 - 13:31

Para pak minutash ka përfunduar intervisitmi i kreut të PDK-së, Kadri Veselit i cili sot është intervistuar nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale raporton “Zeri.info”.

Pas këtij intervistimi, Veseli u pa duke dalë nga zyra e intervisitmit në Hagë, mirëpo nuk dha asnjë deklaratë për media mbi atë se çfarë ndodhi gjatë procesit të marrjes në pyetje. Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, u intervistua për 3 orë rresht, teksa pak para nisjes për në Hagë ai u shpreh i bindur se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë që kishte qëllim çlirimin e Kosovës/ZERI