Pas më shumë se dy orësh vazhdon intervistimi i Veselit në Hagë
Foto: Laura Hasani

Pas më shumë se dy orësh vazhdon intervistimi i Veselit në Hagë

Aktuale December 10, 2019 - 12:36
Detajet

Pas më shumë se dy orësh, është duke vazhduar intervistimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në Hagë, raporton Zëri.info.

Ai bashkë me avokatin e tij, Ben Emmerson, janë paraqitur para zyreve të Prokurorit të Specializuar diku rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Intervistimi i Veselit ishte paraparë të ndodhte më 4 dhjetor, mirëpo ishte shtyer për shkaqe teknike.

Specialja deri tani ka ftuar disa figura të rëndësishme të skenës politike për intervistim, përfshirë Ramush Haradinajn, Sylejman Selimin, Sami Lushtakun e të tjerë.