Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi

Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi

Aktuale December 09, 2019 - 23:33
Detajet

Në një vjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestuesit kanë tentuar të futen brenda parlamentit. 

Kjo lëvizja e protestave filloi vitin e kaluar pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanovic, në qytetin e Krushevacit vitin e shkuar. Ato eskaluan pasi Vucic tha se ai nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë. 

Protestuesit tentuan që të futen brenda parlamentit, dhe u dëgjuan thirrjet “Hajdutë”. 

Sipas organizatorëve, protesta shkoi mirë dhe iu bë me dije politikanëve se kështu më nuk shkon. 

“Nuk kishte dhunë. Ishte vendosmëria jonë që të i kthejmë institucionet e Serbisë, popullit”, tha Bosko Obradovic, lideri i LËvizjes Dveri.