Banorët rregullojnë me paratë e tyre fshatin në Ferizaj, kryetari i komunës i përgëzon

Banorët rregullojnë me paratë e tyre fshatin në Ferizaj, kryetari i komunës i përgëzon

Aktuale December 08, 2019 - 21:06
Detajet

Banorët e fshatit Prelez mbledhin të holla, investojnë  në infrastrukturë. Kryetari i Ferizajit, i përgëzon për punën

Shfrytëzohej si deponi e mbeturinave, nga gjithë fshatrat përreth. Por, kjo pjesë e fshatit Prelez i Muhaxhirëve të Ferizajt, mori një pamje krejt tjetër. E kjo ndodhi me vetiniciativë të banorëve të fshatit. Madje, këta banorë kanë edhe një kryesi, ku se bashku kane grumbulluar edhe një shume te konsiderueshme parash. E me këto te holla, ata arritën te kompletojnë edhe disa investime tjera ne infrastrukturën e fshatit.

‘’ Lindi nje entuziazem I ketij fshati qe te ripunohet kjo kryesi, nejrz qe dijne ja dalin, filluan edhe iniciativa e pare ishte rrethoja e varrezave, ne filum me rrethojen e kesaj hapsire si rezultat e ketyre te mbledhurave, arritem ti mbledhim 30 mije euro arritem edhe pune tjera, sigurimi i nje kopshtari, arritem me bo rrafshimin e fushes, arritem edhe pune tjera ne si grup i lire’’, Adnan Reka, anëtar i kryesisë se fshatit Preleze.

E për ti përmbyllur gjithë këto aktivitete, këta banorë organizuan edhe një përurim.Të ftuar patën edhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu. Aliu, tha se është shumë i mahnitur me punën që këta banorë kanë bërë.  “Sot kemi ardhe ne Prelez, kemi ardhe te mbyllim një sere aktivitetesh, komuniteti ka qene me ndryshe i organizuar, sepse krahas punës dhe angazhimeve tona, ata kane bere nje aktivitet qe ska qene i njohur me shume”, Agim Aliu, Kryetar i Ferizajit

Në këtë organizim pati edhe ushqim tradicional. muzikë e shfaqje nga nxënësit e shkollës në këtë fshat. Më pas në ekran, banorët shfaqën edhe investimet që u bënë. E, me të marrë fjalën, kryetari edhe njëherë publikisht përgëzoi banorët për punën. Ai theksoi  së kjo çfarë bënë ata është një shembull për gjithë komunën e Ferizajt. Por , gjithçka nuk përfundoi këtu. Veçanti e këtij organizimi nga banorët e fshatit Prelez, ishte edhe gara me kuaj. E ky aktivitet,  u pëlqeu shumë të pranishmëve. Fitimtar në këtë garë, doli Blerim Batalli.

“Unë dola fitimtar, kjo është tradtië e fshatit, e bëjmë cdo vit këtë gjë”, thotë ai. Por, këta banorë duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen me investime. Ata kanë edhe plane tjera për të ardhmen, plane e investime këto që u premtua të ndihmohen edhe nga Komuna. /Express/