Të gjithe merren me Sveçlën, deputeti i VV’së sulmon LDK’në: Leni kushtëzimet, t’ja fillojmë punës

Të gjithe merren me Sveçlën, deputeti i VV’së sulmon LDK’në: Leni kushtëzimet, t’ja fillojmë punës

Aktuale December 08, 2019 - 16:08
detaje

Derisa e gjithë vëmendja këto dy ditë është tek anëtari i VV’së, Xhelal Sveçla dhe takimi i tij me politikanin serb, Marko Djuric, bashkëpartiaku i tij, Hekuran Murati, po merret me LDK’në, duke i ftuar ‘t’i lënë kushtëzimet dhe  të fillojë puna’, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ish-zyrtari i Ministrisë së Financave ka sulmuar partnerin e mundshëm të tyre në koalicion, LDK’në.

Murati i ka bërë thirrje LDK’së që t’i lë kushtëzimet dhe t’ia fillojnë punës, pasi sipas tij, këta vetëm po imponojnë probleme.

“Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021”, ka shkruar ai.

Më poshtë e keni të plotë të z.Murati:

Po hyjme ne vitin 2020 pa buxhet te miratuar.

Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin.

Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021