Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Burri i Vjosa Osmanit sqaron publikun për krizën politike

Burri i Vjosa Osmanit sqaron publikun për krizën politike

Aktuale December 08, 2019 - 15:25
Detaje

Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit, ka shpjeguar se zgjedhjet Parlamentare s’bëhen vetëm për të zgjedhur deputetët por edhe Qeverinë, Parlamentin, bordet e deri te ndërrimi i Kushtetutës.

Këtë shpjegim Sadriu e ka dhënë duke u ndërlidhur me deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë deklaruar se zgjedhjet s’janë bërë për President por vetëm për Qeveri.

“Në sistemet politike parlamentare sovrani (pra qytetarët) delegon sovranitetin te përfaqësuesit e tyre të zgjedhur – deputetë. Deputetët bazuar në procedurat kushtetuese kanë të drejtë të zgjedhin jo vetëm Qeverinë dhe Presidentin, por edhe bordet, komisionet dhe çkado tjetër që ia lejon kushtetuta/ligjet, përfshi edhe vet amandamentinin e Kushtetutës. Në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale dhe as zgjedhje qeveritare, por qytetarët zgbjedhin të trija përmes një palë zgjedhjeve, pra zgjedhin Kuvendin përmes votës së drejtpërdrejt dhe zgjedhin Qeverinë dhe Presidentin përmes votës së deleguar”, ka shkruar Sadriu.

Sadriu ditë më parë shkroi, po ashtu, se LDK dhe Vetëvendosje kanë dalë të barabarta me nga  28 deputetë ndërsa Mimoza Kusari është e Alternativës.

Image