Kryeministri Rama takon presidentin turk Erdogan në Stamboll

Kryeministri Rama takon presidentin turk Erdogan në Stamboll

Aktuale December 08, 2019 - 12:05
Detaje

Teksa në Stamboll pritet të zhvillohet një konferencë me donatorë për të rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Nuk ndihet çfarë është diskutuar midis tyre, ndërsa ka qenë kryeministri Rama që ka shpërndarë pamjet e takimit në rrjetet sociale, duke shkruan “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Më herët, presidenti turk ka premtuar ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri pas pasojave shkatërrimtare të tërmetit.