Vuçiq e quajti gënjeshtër masakrën e Reçakut, por duhet ta shihte këtë video

Vuçiq e quajti gënjeshtër masakrën e Reçakut, por duhet ta shihte këtë video

Aktuale December 08, 2019 - 09:53
Detaje

Masakra e 15 janarit e vitit 1999, njihet si ngjarja e cila ndryshoi fatin e Kosovës gjatë luftës së fundit.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Në atë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Të nesërmën me 16 janar, kishin arritur edhe mediat ndërkombëtare të cilat përcollën pamjet që tmerruan gjithë botën, ndërsa një nga pamjet më të dhimbshme ishte ajo e një fëmiju i cili shihet duke qarë tek sa sheh familjarët e tij të vrarë.

 

“S’kem çka me ba o bab” dëgjohet duke thënë disa herë me dhimbje fëmija i filmuar nga mediat e huaja, ashtu sic shihet edhe në këto pamje më poshtë.

Kjo masakër e cila zgjoi ndërgjegjen e gjithë botës dhe nxiti ndërhyrjen nderkombëtare për të ndalur gjenocidin, po mohohet nga udhëheqësit serbë, ishte presidenti serb Aleksader Vuçiq, ai i cili e quajti trillim masakrën në Reçak para pak ditësh

Deklarata e presidentit Vuçiç erdhi si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e dënoi me 2 vjet burg ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq. Ky i fundit, në mars të këtij viti, gjatë një tubimi të qytetarëve serb në komunën Zveçan, kundër ndërhyrjes së NATO-s, deklaroi publikisht se “Masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.

Të gjithë ata që e mohojnë këtë krim duhet ti shohin lotët dhe vajtimin e këtij fëmiju që serbët atë ditë ja vranë familjarët e tij./Magazina.al/