Vjen reagimi i ashpër i zyrtarit të PDK-së, pas publikimit të fotos së Sveçlës me Gjuriqin

Vjen reagimi i ashpër i zyrtarit të PDK-së, pas publikimit të fotos së Sveçlës me Gjuriqin

Aktuale December 07, 2019 - 23:59
Lajmi i fundit

Ndaj fotografisë së publikuar në media, ku shihet zyrtari i VV-së Xhelal Sveçla me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri.

Ai ka shkruar se arsyetimi i VV-së për këtë “takim” është i kot dhe e ka cilësuar si ofendim për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Arsyetimi i VV’së për takimin e Xhelal Sveçles me Marko Gjuriqin pikërisht në ditën kur ky i fundit masakren e Reçakut e quajti trillim nuk është vetëm arsyetim kot por është edhe ofendim për qytetarët e Kosovës. 

Paramendoni VV-në e cila aktivistat e saj i thërriste në komisione diciplinore vetem se dikush nga ata është përshëndetur ose eventualisht ka pirë kafe me dikë nga antarët e partive tjera shqiptare.