Përçarje brenda Vetëvendosjes, kërkohet që t’ia marrin LDK-së 7 ministri

Përçarje brenda Vetëvendosjes, kërkohet që t’ia marrin LDK-së 7 ministri

Aktuale December 07, 2019 - 19:37
Detajet

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka kritikuar bashkëpartiakët e tij në VV, duke thënë se po i bëjnë ledhatim Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Madje, ai ka dhënë akuza për ofertën që VV ia ka bërë LDK-së, duke thënë se nuk mund të ketë ndryshim me akterët e njëjtë në pushtet.

Potera, i cili ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nga partia e Albin Kurtit, ka shpalosur ofertën e tij që duhet tia bëjnë LDK-së, duke thënë ose merrne ose lëreni fare.

Kurse, sipas tij, VV-së, duhet t’i takojnë shtatë ministri.

Postimi i plotë i Ajet Poterës

Nuk quhet ndryshim në qeveri me të njëjtit akter, për të cilin ndryshim kanë prit dhe kanë votuar populli. Ai ka votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si ndryshim, nëse nuk i merr dikasteret të cilat kanë më së shumti ngecje, ai nuk quhet ndryshim por vazhdimësi e keq qeverisjes.
Po më bëjnë nervoz kolegët e mi të Lëvizjes me këtë ledhatim. Ne jemi fitues dhe i marrim Kryeministrin dhe këto ministri;
1. Ministrinë e Punëve të Brendshme
2. Ministrinë e Financave
3. Ministrinë e Drejtësisë
4. Ministrinë e Arsimit
5. Ministrinë e Shëndetësisë
6. Ministrin e Punëve të jashtme
7. Ministrin e Mbrojtjes

( edhe ministrin e ekonomisë dhe infrastruktës është gjynah më ja dhënë dikujt tjetër)

Ju tjerët e merrni Kryeparlamentarin dhe tri ministri! Dy ministri ju takojnë minoriteteve, ose merrni ose lerëni fare!