Ambasadori Hasani: Krimet e Serbisë nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk harrohen

Ambasadori Hasani: Krimet e Serbisë nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk harrohen

Aktuale December 06, 2019 - 22:02
Detajet

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se Serbia po mohon krimet dhe gjenocidin e bërë në masakrën e Reçakut duke shfrytëzuar harresën  kohore dhe neglizhencën e Shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.

E sipas Hasanit, këtë po e bën ish-pjesëmarrësi i krimeve monstruoze në Bosnje dhe Kosovë, vet presidenti Vuçiq.

Ambasadori tha se shteti i Kosovës duhet ta thotë të vërtetën për krimet serbe në Kosovë, edhe pse Serbia po e akuzon Tribunalin e Hagës me falsifikime e shtrembërime historike, duke mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike shqiptare në Kosovë, dhe largimin me terror të një milion civilëve shqiptarë në Shqipëri e Maqedoni.

Në fund ambasadori Nait Hasani tha se krimet nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen.