Zyrtari i PDK-së: Vjosa Osmani do të kalojë në Vetëvendosje

Zyrtari i PDK-së: Vjosa Osmani do të kalojë në Vetëvendosje

Aktuale December 06, 2019 - 21:56
Detajet

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, ka parashikuar kalimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Gashit, Osmani do të kalojë në Vetëvendosje pas dështimit potencial të një marrëveshjeje qeverisëse ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.

“Nga përspektiva sot, të gjithëve u duket e pa mundëshme si mundësi dhe keni të drejtë! Por, nga këndëveshtrimi im, si vrojtues konsistent i zhvillimeve politike dhe partiake në Kosovë, Vjosa në të ardhmen e afërt do të kaloj në VV, si pasoj e pa mundësis së dorzimit të LDK-së karrshi VV-së, dhe pa fuqis së saj në raport me ‘ujqit e vjetër’ brenda LDK-së”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Image