Drejtori i Policisë tregon pozitën e re që do ta mbajë Shpend Maxhuni në këtë institucion

Drejtori i Policisë tregon pozitën e re që do ta mbajë Shpend Maxhuni në këtë institucion

Aktuale December 06, 2019 - 18:06
Detajet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me kërkesën e ish-shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit për t’u kthyer në punë në institucionin në të cilin kishte punuar për shumë vite.

Qalaj tha se Shpend Maxhuni ka bërë kërkesë për t’u kthyer e se rasti i tij është në proces. Drejtori i policisë thotë se beson se së shpejti Maxhuni do të kthehet përsëri në polici.

“Ka bërë kthesë për kthim, rasti i tij është duke u trajtuar, sepse kthimi i tij është një proces, besoj që së shpejti do të kthehet”, thotë ai.

Tutje, shton se Maxhuni para se të emërohej shef në AKI kishte ngrirë pozitën në polici, e se kërkesa për t’u kthyer është legjitime.

“Është kërkesë e tij, në momentin kur ka shkuar në AKI e ka ngrirë pozitën kështu që është ligjore që të kthehet. Në pozitën që ka qenë jo, mirëpo, mund të kthehet është obligim të kthehet në punë”, shton ai.