Lutfi Haziri tregon se a synon të bëhet president i Kosovës

Lutfi Haziri tregon se a synon të bëhet president i Kosovës

Aktuale December 05, 2019 - 21:51
Detaje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka mohuar kategorikisht se ka për synim të bëhet president i Kosovës.

Ai ka thënë se një post të tillë nuk e ka synuar asnjëherë dhe nuk është duke e synuar akoma. Thotë se vazhdon të jetë i fokusuar si kryetar i Gjilanit.

“As në qeveri dhe as në presidencë unë jam zgjedhur kryetar i Gjilanit drejtpërdrejtë dhe duhet shumë punë e madhe me ma ndryshuar këtë qëndrim që nuk ka ndodhur deri sot”.

“Bilalli [Sherifi v.j] e lakoj emrin e Isa Mustafës si president, por nuk është formulë e brendshme e LDK-së një gjë e tillë”, ka deklaruar Haziri.