Vjosa Osmani paralajmëron një komunikatë të LDK-së pas përplasjeve me Vetëvendosjen

Vjosa Osmani paralajmëron një komunikatë të LDK-së pas përplasjeve me Vetëvendosjen

Aktuale December 04, 2019 - 12:58
Detajet

Pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur edhe për takimet me Vetëvendosjen për koalicion.

“Besoj që shumë shpejtë do ta mernri një komunikatë për media nga ana e LDK’së, e tëra që mund të them është se kur ka vullnet dhe mirëkuptim gjithnjë gjendet zgjedhja, dhe natyrisht se ne si LDK jemi të interesuar”, thotë ajo.

“Ka hapsirë që të gjendet zgjidhje e mirë dhe të përbahkët për qeverisje dhe mirëbesim”, ka shtuar tutje.