Ja çka tha Isa Mustafa pasi nuk arriti marrëveshje me Albin Kurtin
Foto: Laura Hasani

Ja çka tha Isa Mustafa pasi nuk arriti marrëveshje me Albin Kurtin

Aktuale dhjetor 02, 2019 - 16:40
Detaje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit me Kurtin, tha se u dakorduan për ti vazhduar bisedimet, por jo për ta nënshkruar sot marrëveshjen.

"Do të punojnë të arrijnë një përafrim. Sot s'ka marrëveshje për koalicion por që do të vazdojnë me tutje dhe do të gjejmë rrugë që të përafrojmë qëllimet tona", tha Mustafa,tha Mustafa, transmeton Zëri

“Ne patëm një bisedë mjaft përmbajtjesorë sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim I ardhshëm I qëndrueshëm katër vjeçar natyrisht se ne kemi pasur pajtueshmëri sa I përket programit qeverisës, kemi edhe çështje të tjera që i kemi diskutuar sot për të cilat do të punojmë për të arritur përafrim, sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur të jua përafrojmë”, ka thënë ai./ZERI