Kurti: Ska marrëveshje, bisedimet vazhdojnë
Foto: Laura Hasani

Kurti: Ska marrëveshje, bisedimet vazhdojnë

Aktuale dhjetor 02, 2019 - 16:18
Detaje

As sot ska marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendojes, teksa bisedimet pritet të vazhdojnë ditëve në vijim rapoton "Zeri.info".

Kështu të paktën u deklarua lideri i Vetëvendosjes, njëheri kandidati kryesor për kryeministër, Albin Kurti, i cili ndër të tjera tha se bisedimet do të vazhdojnë.

"Takimi i sotëm perfundoj. Marrëveshje ende nuk ka, por bisedimet vazhdojnë deri të për afrohen qëndrimet", tha Kurti duke theksuar se ditëve në vijim do të ketë takime të radhës, si tentativë për tu arritur koalicioni.

Kurse kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas këtij takimi theksoi se me Kurtin u dakorduan për ti vazhduar bisedimet, por jo për ta nënshkruar sot marrëveshjen.

"Do të punojnë të arrijnë një përafrim. Sot s'ka marrëveshje për koalicion por që do të vazdojnë me tutje dhe do të gjejmë rrugë që të përafrojmë qëllimet tona", tha Mustafa.

As Kurti e as Mustafa nuk dhanë detaje se ku qëndrojnë dallimet mes partive, por që vlerësohet se pozita e presidentit, vazhdon të jetë problem mes dyja partive/Zeri Dallimet do ti tregojmë kur ti përafrojmë