Kurti: Shpresoj të dakordohemi, s'mund të flas edhe për LDK- në
Foto: Laura Hasani

Kurti: Shpresoj të dakordohemi, s'mund të flas edhe për LDK- në

Aktuale dhjetor 02, 2019 - 14:15
detaje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një deklarim për media, theksoi se shpreson që të arrijnë të dakordohen me LDK-në, mirëpo tha se nuk mund të flas edhe në emër të LDK-së raporton "Zeri.info".

"Sot do ti vazhdojmë bisedimet në të cilin unë si kryeministër do ti kem 12 ministri. Këto bisedime do ti kem me kreun e LDK Isa Mustafën. Shpresoj se ashtu siç jem marr vesh për programin qeverisës të merremi vesh edhe për ministritë dhe postet tjera qeveritare", tha Kurti.

Ai shtoi se bisedimet për arritjen e koalicionit do të fillojnë tani. "Këto bisedime do të fillojnë tash dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme dhe më pas do ju njoftojmë.

Marrëveshja është marrëveshje midis dy palëve kështu që nuk mund të flas pa qenë pala tjetër", tha ndër të tjera pretendenti për kryeministër/Zeri