LAJMI I FUNDIT: Kjo është ‘marrëveshja’ Kurti- Mustafa

LAJMI I FUNDIT: Kjo është ‘marrëveshja’ Kurti- Mustafa

Aktuale nëntor 30, 2019 - 15:14
Detajet

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për takimin Kurti Mustafa.

Njoftimi i plotë:

Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje.