Rinumërohen 1 mijë e 173 vendvotime

Rinumërohen 1 mijë e 173 vendvotime

Aktuale November 22, 2019 - 18:21
Detajet

Procesi i rinumërimit po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 1 mijë e 173 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se kanë mbetur pa u rinumëruar vetëm sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar 72 vendvotime.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16 janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 173 (83.37%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi.