Kurti flet pas takimit me Isa Mustafën – Tregon kur do arrihet marrëveshja
Foto: Laura Hasani

Kurti flet pas takimit me Isa Mustafën – Tregon kur do arrihet marrëveshja

Aktuale November 22, 2019 - 16:16
Detajet

Albin Kurti ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ku edhe ka treguar se janë dakorduar që ta arrijnë marrëveshjen menjëherë pas çertifikimit të zgjedhjeve.

‘Një orë pas qertifikimit do të takohemi ta bëjmë marrëveshjen pas tri-katër ditëve’, tha Albin Kurti.

Kryetari i VV-së po ashtu tha që beson se çertifikimi të ndodhë në javën e ardhshme. Kurse grupet punuese do të vazhdojnë takimet për harmonizimin e programit qeverisës.