Policia jep detaje për incidentin në QNR

Policia jep detaje për incidentin në QNR

Aktuale November 22, 2019 - 12:18
Detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku dyshohet se u përfshinë një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se të njejtit kanë pasur vetëm konflikt verbal. Deklarojnë se viktima është intervistuar, derisa i dyshuari ende nuk është hasur nga policia.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe viktima mashkull K/Shqiptar pas një konflikti verbal janë larguar nga QNR. Me rast janë marr njësitë relevante policore ,viktima është intervistuar, kurse i dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.